VIDEO/ “Të mos merren me propagandë”- Basha thirrje qeverisë: Nuk mund të fshiheni pas maskave të skaduara. S’kam asnjë merak që të marrë meritën, siç e mori për pagesën e njërit prind

Mar 11, 2020 | 17:33
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirre qeverisë që të lërë propagandën dhe të merret me punën.

123972fc-098e-47b0-9b45-fd6498cf1edb

Sipas tij, opozita ka për detyrë që të bëjë transparencë, ndërsa qeveria duhet të bëjë punën.

Basha: Raportet në Durrës tregojnë se 4 mjekë të Durësit janë në vetëkarantinë, sepse, pacientja që ndëroi jetë, nuk u u diagnostifikua në kohë me koronavirus. Shqtësimi më i madh është se shumica dërrmuese e personelit shëndetësor në qendra shëndetësore nuk kanë mjetet e duhura mbrojtëse. Përgjegjësinë nuk e e kanë mjekët. Ata janë heronjtë.

I kemi parë me sytë tanë sesi përballojnë flukse prej 60 pacienetësh pa asnjë masë mbrojtëse. Nuk mund të mjaftohemi duke u thurur vargje herozimi mjekëve. Duhet t’i pajisim urgjentisht. Kjo kërkon vënien në dispozicion të fondeve të mjaftueshme. Fondet aktuale janë totalisht të pamjaftueshme. Nuk është koha për propagandë. Nuk është koha për larje duarsh në televizion, kur gjysma e popullit nuk ka ujë të rrjedhshëm. Kjo është shfaqje, është tallje. Është koha për veprim të shpejtë.

Nuk duhet vepruar si me tërmetin. Për të mos prekur paratë e oligarkëve, akoma me mijëra qytetarë janë akoma në çadra, pa pikë uji, jo më të lajnë duart dhe pa mbëhstetje minimale higjenosanitare. Prandaj kam këkruar prej datës 23 shkurt marrjen e masave dhe krijimin e kushteve të përshtatshme  për të gjithë qytetarët , duke nisur me sektorin shëndetësor. Nuk mund të fshihemi pas maskave të skaduara dhe nuk mund të fshihet pas fytyrave të skaduara papërgjegjshmëria e menaxhimit të kësaj situate.

Tani është koha ër të lënë llafet, për të lënë sulmet ndaj opozitës, ndaj gazetarëve, për të kërkuar kudo kokë turku, por për të marrë përgjegjësitë. Përgjegjësitë fillojnë me caktimin nga qeveria të fondeve të mjaftueshme për të  mbrojtur mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura