“Të mos bëhet politikë me këtë çështje”/ E afërmja e Jonadës: Nuk besojmë shumë tek organet e drejtësisë! Do i drejtohemi edhe ambasadës britanike

Aug 4, 2022 | 19:25
SHPËRNDAJE

Një prej të afërmve të 7-vjeçares Jonada Avdia ka folur gjatë protestës së sotme përpara Ministrisë së Brendshme. Ajo bën thirrje që të mos bëhet politikë me këtë çështje.

Gjithashtu ajo u shpreh se familjarët do t’i drejtohen të gjitha organeve të drejtësisë si dhe ambasadës britanike duke qenë se Jonada ka nënshtetësi angleze.

“E kam shumë të vështirë të flasë përpara jush sepse sot dhimbja e çdo shqiptari ka një peshë të rëndë. Të jesh familjare e Jonadës, nuk mund ta përshkruash. Pa e ditur ngjarjen që ishte mbesa ime. Por kur e mora vesh për mënyrën se si u vra, u trishtova shumë.  Bledi dhe Ermirës i bie peshë mbi supe. I bëjmë thirrje Ramës dhe Çuçit që të mos i thellojnë më plagën. Sot nuk kam forcën për të shpjeguar se çfarë ndjej. Patjetër, pesha që na ka rënë është shumë e madhe. Dhimbja na ka kapliuar.

Bledi dhe Ermira duhet të bëhen të fortë sepse kanë për të rritur një djalë. Bledi ka ikur që 17 vjeç në emigrim. Djal model. Malli dhe atdhedashuria, e kthente Bledin çdo verë në shtëpi, dhe këtë verë kështu ndodhi. Ishte dita e dytë e pushimeve, ishte tragjedia. Nuk mund t’iu shpjegoj dot. Pas ii kanë thënë të largohet nga bregdeti, u kthye për të shëtitur familjen e tij me skaf. Ka xhiruar dhe ka kapur helika vajzën.

Ne jemi në pritje të njerëzve. Jemi duke pritur dhe duke përcjellë njerëz. Pasi të mbarojmë, do t’i drejtohemi organeve të drejtësisë, edhe pse nuk i besojmë shumë. Do i drejtohemi dhe ambasadës angleze, pasi Jonada ka nënshtetësi angleze. Të mos bëhet politikë me këtë çështje. Çdo shqiptar duhet të bashkohet këtu me ne” – tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura