“Të mësojmë pak se boll doktoruam”- Banka e tabela me germat e alfabetit, protesta para selisë së Kuvendit

Feb 13, 2020 | 16:28
SHPËRNDAJE

Para Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste, është improvizuar një klasë për nxënësit e klasës së parë, ku janë vendosur banka e tabela, në të cilat janë shkruar germat e para të alfabetit.

“Të mësojmë pak se boll doktoruam”, është moto ku janë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të “mësojnë e recitojnë”.

kosova

Bekim Ibishi nga kjo lëvizje politike, tha se presin që të zgjedhurit e popullit mos të bëjnë me gabime “qesharake”, gjatë fjalimeve të tyre.

Sipas tij, qëllimi i deputetëve duhet të jetë përfaqësimi i dinjitetshëm për qytetarët, ndersa shtoi se në fushata prezantohen si doktor shkence, e në përfaqësim si “amatera”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura