Të jetosh në një shtëpi me Timbën, luanin e bardhë 8- muajsh

Oct 31, 2012 | 19:11
SHPËRNDAJE

Për shumicën e njerëzve do të ishte e frikshme deri fatale gjetja e një luani në shtratin e tyre.

Por për Annel Snyman mbajtja e një këlyshi luani të bardhë në shtëpinë  e saj është pjesë e rutinës së përditshme, ashtu siç mban një qen apo kafshë tjetër.

Annel ndan shtëpinë e saj pranë Bela Bela në rajonin e Waterberg të Afrikës së Jugut me mikun e saj, Timba, tetë muajsh që e ka adoptuar që prej marsit të këtij viti.

Ajo thotë këlyshi është trajnuar për të qëndruar në shtëpi si dhe i pëlqen ta ndihmojë atë në punët e shtëpisë.

Ajo thotë se pavarësisht se ai po rritet çdo ditë, ai nuk e ka problem  ti bashkohet në ecje qenit të shtëpisë. Megjithatë Timba nuk është kaq miqësor me miqtë që vizitojnë shtëpinë.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura