Të famshmit që kanë lidhje gjaku mes tyre por nuk kanë dashur ta tregojnë

Sep 20, 2017 | 9:50
SHPËRNDAJE

Ata i përkasin botës së shoubizit dhe janë po aq publik sa edhe veprat e tyre, produktet dhe gjithçka që ata i kanë sjellë publikut që i ka dashur, admiruar dhe ndonjëherë edhe votuar.

Nga hulumtimet që kemi bërë rezulton se disa të famshëm janë fis apo kushërinj me të tjerë të famshëm, detaj që as ata vetë nuk e kanë ditur deri në momentet kur për shkak të famës kanë dëgjuar për njëri-tjetrin.Untitled-147-400x400

Ndërsa ju  kujtoj shprehjen tonë të bukur dhe të goditur se ‘bota është e vogël’ , ju siguroj se këto fakte më poshtë e demonstrojnë më së miri këtë.

‘Bright Side’ gjeti shtatë çifte njerëzish të famshëm që dolën të jenë të afërm, edhe pse ndonjëherë qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

Nicolas Cage dhe Sofia Coppola

Emri i vërtetë i Nicolas Cage është Nicolas Kim Coppola. Ka 10 të afërm në familjen e aktorit të Hollivudit dhe të gjitha ato janë të lidhura me kreativitetin , artin dhe kinematografinë. Një nga të afërmit e tij është Sofia Coppola, drejtoreshë e filmave “Lost in Translation” dhe “Marie Antoinette”. Sofia është një kushërirë e Nicolas Cage.

Guy Ritchie dhe Kate Middleton

Regjisori i njohur Guy Ritchie dhe Kate, dukesha e Kembrixhit, janë të afërm. Guy dhe Kate janë të vetëdijshëm për faktin se ata janë të afërm, edhe pse të largët. Guy ishte edhe në dasmën e Kate dhe Princit William. Paraardhësit e tyre të përbashkët janë bashkëshortët David Martineau dhe Sarah Meadows që jetuan në shekullin XVIII.

Angelina Jolie dhe Hillary Clinton

Kush do të kishte menduar se Angelina Jolie kishte një të afërm midis politikanëve amerikanë? Jean Cusson është paraardhësi që lidh Angelina Jolie dhe Hillary Clinton. Këto gra janë kushërira në brezin e nëntë.

Justin Bieber dhe Ryan Gosling

Justin Bieber gjithashtu ka një pemë të madhe familjare ku mund të gjeni njerëz të famshëm. Një nga të afërmit e Justin është Ryan Gosling. Justin dhe Ryan janë kushërinjtë në brezin e 11-të.

Pharrell Williams dhe Timbaland

Dy prodhuesit e talentuar Pharrell Williams dhe Timbaland kanë lidhje gjaku. Ata janë kushërinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura