“Të dytët në Evropë si vendi me risk të lartë të pastrimit të parave”, ish-deputeti: Rilindja, kampione e rekordeve negative në çdo sektor

| 13:00
SHPËRNDAJE
 

perparim-spahiu-601x400

Pas renditjes që tregoi për Shqipërinë indeksi i Baselit, ish deputeti i LSI, Përparim Spahiu thotë se “i vë vulën që jemi kthyer në vend të pastrimit të parave”.

“Renditemi në vendin e dytë në. Europë, pas Turqisë, si vendi me risk të lartë të pastrimit të parave. Të dhënat e fundit flasin për rreth 1.3 miliardë euro që po investohen në Maqedoni nga bizneset shqiptare. Pa as më të voglin dyshim Rilindja mund të quhet kampione e rekordeve negative në çdo sektor”, shkruan Spahiu.

Postimi i plote i Perparim Spahiut:

Indeksi i Baselit, pas Moneyval, i vë vulën që Shqipëria është kthyer në vend të pastrimit të parave.

Renditemi në vendin e dytë në. Europë, pas Turqisë, si vendi me risk të lartë të pastrimit të parave.

Problemeve të konkurushmërisë, uljes së produktivitetit të ekonomisë, problemeve që krijohen nga luhatjet e kursit të këmbimit apo dhe problemeve sociale i shtohet ai më shqetsuesi për situatë ku gjëndet ekonomia sot.

Ulje drastike të investimeve të huaja direkte.

Ky fakt tregon edhe arsyet se pse këto investime janë në nivelet më të ulëta historike. Prej vitesh nuk dëgjojmë emra investitorësh të huaj në Shqipëri. Askush nuk investon në një ekonomi ku është vrarë konkurushmëria dhe stimulohet paraja e zezë.

Prandaj jo vetëm investirorë të huaj por dhe vendas nuk zgjedhin më Shqipërinë por Maqedoninë.

Të dhënat e fundit flasin për rreth 1.3 miliardë euro që po investohen në Maqedoni nga bizneset shqiptare.

Pa as më të voglin dyshim Rilindja mund të quhet kampione e rekordeve negative në çdo sektor.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.