“Tavolina është e rezervuar”/ Si nisi debati në lokal dhe përfundoi në sherr banal! Klienti godet kamarierin, 50-vjeçari në vdekje klinike

Oct 4, 2021 | 23:08
SHPËRNDAJE

Gazment Kurmaku -elbasan-plagosjeDebati për rezervimin e një tavoline ka përfunduar në një sherr banal, ku si pasojë një person është plagosur dhe ndodhet në vdekje klinike.

Korrespondenti i “Panorama.al” bën të ditur se personi në vdekje klinike është Gazment Kurmaku 50-vjeç, kryekamarieri i një kompleksi në zonën e Labinotit.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se gjithçka ka nisur tre ditë më parë.

Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar. Po sipas burimeve nga policia e Elbasanit, që rastin e ka njoftuar si sherr banal, Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

Panorama.al ka siguruar foton e autorit të ngjarjes, Erjon Llapushi, ndersa pas ndihmës së parë në spitalin e Elbasanit, 50-vjeçari u transportua në Tiranë ku raportohet se ndodhet në vdekje klinike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura