Taulant Balla takon Sekretarin e Shtetit të Gjermanisë: Vlerësime dhe mbështetje për Reformën në Drejtësi

Nov 21, 2018 | 13:29
SHPËRNDAJE

Balla-16Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me delegacionin që e shoqëron atë, zhvilluan një takim me Sekretarin e Shtetit, Christian Lange në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë.

Temë kryesore e këtij takimi ishte ecuria e Reformës në Drejtësi. Përfaqësuesit e Shqipërisë në takim e njohën sekretarin Lange me ecurinë e implementimit të Reformës në Drejtësi, ecurinë e kënaqshme të Vetting-ut që paraprin ngritjen e institucioneve të reja KLGJ dhe KLP, si dhe të BKH dhe SPAK.

Nga ana e tij zoti Balla u shpreh se ka bindjen që procesi i Vettingut në radhët e drejtësisë është duke dhënë rezultate të kënaqshme në rrugën tonë të forcimit të shtetit të së drejtës.

Sekretari i Shtetit z. Lange vlerësoi ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi. Gjithashtu ai shprehu bindjen se përfundimi i kësaj reforme dhe ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, do të shërbejnë për të forcuar edhe më tej luftën kundër krimit të organizuar.

Në fund të takimit z. Lange shprehu mbështetjen e Qeverisë gjermane në përmbushjen e reformave, si mjeti i domosdoshëm në rrugën evropiane të Shqipërisë.Balla-1Balla-17

Balla-12Balla-15

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura