Taulant Balla merr pjesë në promovimin e librit “Pak Magji” të deputetes, Elena Xhina: E përkushtuar dhe profesioniste në procesin legjislativ

Jan 31, 2021 | 20:32
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e promovimit të librit “Pak Magji” të deputetes së Elbasanit, Elena Duka Xhina.

taulant balla

Në një status në Facebook, Balla shkruan se përmbledhja poetike “Pak magji” është botimi i dytë i Elena Xhinës, pas një vepre studimore profesionale në jurisprudencë.

Sipas Ballës, Elena Xhina është një deputete e përkushtuar dhe profesioniste në procesin legjislativ.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kolegia ime Elena Xhina në bashkëpunim me botimet “Dudaj” sjell për lexuesit një përmbledhje poetike “Pak magji”, e cila jam i sigurtë se do t’ju tërheqë. Ky është botimi i saj i dytë pas një vepre studimore profesionale në jurisprudencë. I nderuar të flas në këtë ceremoni, jo për librin, por për Elenën si një deputete e përkushtuar dhe profesioniste në procesin legjislativ.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura