“Takoi pacientin zero në Tiranë”, burri nga Puka doli pozitiv me koronavirus, dyshohet se u infektua edhe gruaja e vajza

Mar 26, 2020 | 19:22
SHPËRNDAJE

Numri zyrtar i personave të infektuar nga qarku i Shkodrës është tre, por burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se dyshohet edhe për dy raste të tjera.

FOTO ILUSTRUESE
FOTO ILUSTRUESE

 

Bëhet fjalë për gruan dhe vajzën e  burrit nga Puka që u konfirmua pozitivë me COVID-19, nga Puka.

Rasti i burrit nga Puka ka qenë i shtruar ne spitalin e Pukes dhe me pas është transferuar ne Tirane.

Atij i doli rezultati negativ nga analiza me tampon, por me pas nga ajo me skaner ne mushkeri rezultoi pozitiv. Burri mendonte se e ka marre virusin nga djali i tij i ardhur nga Gjermania, por djali ka rezultuar negativ.

Kështu dyshohet se rasti nga Puka e ka marre virusin COVID 19 nga kontakti qe ka patur me “pacientin zero”, te cilin e ka takuar ne Tirane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura