Takimi mes Trump e Kim, Basha: Ngjarje me rëndësi madhore, PD dhe unë jemi krenarë

Jun 12, 2018 | 16:57
SHPËRNDAJE

Pas takimit të zhvilluar në Singapor mes Donald Trump dhe Kim Jon Un, ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Në një postim në Facebook ai e ka përshëndetur këtë takim duke shkruar se kjo ngjarje është enjë rëndësie madhore.

“Partia Demokratike dhe une jemi krenare dhe totalisht te perkushtuar ne aleancen e vlerave atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nen lidershipin e presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazevendesueshem per ndertimin e nje bote me te sigurte, ne paqe, te lire dhe demokratike.’, ka shkruar Basha.

basha

Postimi i plote:

Takimi midis Presidentit te SHBA Donald J. Trump dhe Kryetarit te Korese se Veriut Kim Jong Un, nënshkrimi i deklarates se perbashket dhe nisja e procesit te paqes dhe denuklearizimit te Gadishullit Korean eshte nje ngjarje e nje rendesie madhore per paqen dhe sigurine ne bote.

Hapja e ketij procesi paqeje dhe carmatimi ne rajonin e nje nder konflikteve me te medha, te gjata e te pergjakura te globit perben nje sukses historik te jashtezakonshem te presidentit te SHBA, Donald J. Trump.

Presidenti i SHBA demonstroi para mbare botes se civilizuar se forca e paqes dhe e diplomacise eshte e pathyeshme kur udhehiqet nga besimi i vendosur dhe veprimi i guximshem.

Ne emer të Partise Demokratike pershendes SHBA dhe presidentin Trump per kete arritje te permasave globale, me vlera themelore per zhvillimet nderkombetare boterore.

Partia Demokratike dhe une jemi krenare dhe totalisht te perkushtuar ne aleancen e vlerave atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nen lidershipin e presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazevendesueshem per ndertimin e nje bote me te sigurte, ne paqe, te lire dhe demokratike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura