Takimi me Bashën/ Korreshi në Panorama TV: Për t’u sqaruar mbi atë ç’ka ndodhi në mbledhjen e Kryesisë së PD, gazetarët mund të kenë qenë shpëtimtarët tanë atë natë sepse…

Jun 8, 2023 | 15:36
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se objekti i takimit me ish-kryedemokratin Lulzim Basha gjatë ditës së sotme të një grupi deputetësh, ishte bërë për të sqaruar pozicionin e Bashës në lidhje me tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

xllll

 

“Objekti i takimit ishte saktësimi i pozicionit të Bashës në atë çfarë ndodhi në Kryesinë e PD.

Ne dolëm në saktësime, pasi u mor vesh që në takim kishte pasur edhe militant të Bashës. Basha mohoi që të kishte dijeni për atë që kishte ndodhur, tha që në mengjes e mori vesh. Këto konflikte janë të papranueshme, të patolerueshme. Fillimisht inati i gjithësecilit nga ne nuk zbret kollaj. Mënyra sesi ndodhi dhe si rrodhën ngjarjet atë natë, dukej sikur kishte një pritë brenda shtëpisë sonë.

Është minimale që Basha të distancohej dhe ta dënonte dhunën. Gazetarët nuk kishte fare pse të përfshiheshin atë natë. Ju mund të keni qenë edhe shpëtimtarët tanë atë natë, sepse po të mos ishin kamerat tuaja, mund të kishte edhe prekje të deputetëve atë natë.

Vlerësimi i situatës nga ana ime është i kahershëm, Berisha, Basha dhe Alibeaj kanë drejtuar PD-në, kanë humbur, kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk e kuptoj si mund të rikthehen për të drejtuar këtë forcë politike. Të vijnë edhe ata të mbështesin, duhet një njeri i ri në PD, një figurë e re që i bashkon demokratët.

Ka ardhur koha që t’i japim zgjidhje demokratëve. Kryesia mund të rimblidhet prapë. Nuk është problem vendimi i kryesisë, nëse gjendet gjuha e përbashkët. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të arritur një PD të bashkuar, për t’ua kthyer atë demokratëve. Shqiptarëve u duhet një opozitë e fortë, që të mos dalë me 6-7 deputetë në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Korreshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura