Takimi i lamtumirës/ Shahini përballë Ramës: Do të angazhohem në një parti të majtë jo propagandistike

Sep 14, 2020 | 18:49
SHPËRNDAJE

Tha se do të largohej nga posti për t’iu përkushtuar familjes në Kosovë, por duket se Besa Shahini nuk i ndalën ambiciet e saj politike.

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kryeministrisë, ku ishte e pranishme edhe pasardhësja e saj në postin e Ministres së Arsimit, zonja Shahini tha se do të angazhohet në një të majtë të vërtetë dhe jo propagandistike.

Pjesë nga diskutimi:

Shahini: Do të angazhohem me të majtën, për një të majtë të re, demokratike, jo propagandistike, jo demagogjike, një të majtë që ngërthen diskursin feminist përtej përfaqësimit.

Rama: E majta jonë pra…

Shahini: Përfaqësimi gjinor që keni realizuar ju është i domosdoshëm, por është hapi i parë por nuk mjafton…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura