Tahiri përjashtohet nga grupi i PS/ Rama: Do jetë deputet i lirë

Oct 23, 2017 | 14:56
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka lajmeruar sot edhe perjashtimin nga grupi i PS te deputetit socialist Saimir Tahiri.

rama1

“Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit të partisë Socialiste dhe jashtë grupit parlamentar të partisë socialiste. Saimiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit dhe grupit parlamentar.

Ne jemi këtu, nëse prokuroria sjell prova dhe jo gazeta dhe vjen këtu me fakte, jo për të mbyllur derën, komisioni mund të mblidhet dhe ashtu do të ngremë dorën për arrestin nëse prokuroria do të sjellë prova.“, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura