Tabelat e plota: Pagat e reja për policët dhe ushtarakët

Jul 31, 2013 | 9:26
SHPËRNDAJE

Zbardhet vendimi i Qeverisë për shtesat edhe për punonjësit e bashkive, Policisë Bashkiake, qarqeve, SHKB e SHISH.

Publikohet struktura e re e pagave të Policisë.

Rrogat për 10 grada, vendimi i shtrin efektet nga 15 korriku.

Ushtarakët, zbardhet rritja e pagave.

Sa rriten pagat për punonjësit e bashkive.

Publikohet tabela me strukturën e re të pagave të Policisë së Shtetit, pas vendimit të qeverisë për rritjen e tyre që nga 15 korriku 2013.  Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, tabela me pagat e reja të Policisë së Shtetit është botuar në Fletoren Zyrtare, ndërsa në vendim thuhet se efektet financiare fillojnë që nga 15 korriku 2013. Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të administratës shtetërore është miratuar më 17 korrik 2013. Në fund të dokumentit thuhet se vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe efektet e tij fillojnë që nga 15 korriku 2013. Për efekt të prekjes nga rritja e rrogës për çdo efektiv të Policisë, struktura e mëparshme e pagave është zëvendësuar me tabelën e re, e cila publikohet ditën e sotme nga gazeta “Panorama”. Rritja prek edhe Policinë e burgjeve, SHISH-in dhe SHKB-në.
Pagat e reja
Sipas strukturës së re të pagave, e cila merr parasysh edhe rritjen e 17 korrikut 2013, rroga minimale në Policinë e Shtetit është 39000 mijë lekë të rinj për ata efektiva që mbajnë gradën nëninspektor. Referuar tabelës së re, paga e gradës inspektor bëhet 42500 mijë lekë të rinj, grada kryeinspektor ka pagën 47500 lekë të rinj, nënkomisar 57000 lekë të rinj, komisar 63000 mijë lekë të rinj dhe kryekomisar 84000 mijë lekë të rinj. Ndryshimet prekin edhe gradat e larta, konkretisht drejtuesit do marrin pagën 95500, drejtuesi i parë ka pagën 99000, zv.drejtori i përgjithshëm 110000 dhe drejtori i përgjithshëm do të ketë pagën 119500.
Shtesat mbi pagën
Tabela e re e pagave parashikon edhe shtesë mbi rrogën për natyrën e veçantë të punës. Shtesa më e madhe përfitohet për secilën gradë, kur efekti kryen funksionin në forcat speciale, te RENEA, njësia antieksploziv, njësia e negociatorëve, njësia lëvizëse territoriale për kufirin dhe migracionin. Për secilën gradë në këto funksione shtohet mbi pagën 40000 lekë. Ndërkaq, rritje mbi pagën në masën e 30000 lekëve bëhet për funksionet në drejtorinë e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe gjithë njësitë në varësi të saj. Shtesë page në masën 6500 lekë kanë të gjitha gradat, kur mbajtësit e tyre punojnë me hetimin e krimeve, në strukturat kundër krimit të organizuar, oficerët e Policisë
Gjyqësore, specialistët e policisë në zonë, ata që mbajnë funksione organike të mbrojtjes së të miturve, dhunës në familje dhe funksione të Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar. tr.so





Pagat e nepunesve civile ne bashki e komuna
Pagat e reja te ushtarakeve
Struktura dhe nivelet e pagave

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/