“Ta ndajmë këtë punë, me Milanin apo Interin?”- Deputeti i PD ironizon Komisionin Hetimor: Ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit, pasi në “Planin Marshall” keni parashikuar që…

Apr 23, 2024 | 13:42
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar me deklaratat e tij në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

korreshi

Në fjalën e tij, ai u kërkoi kolegëve te PS dhe PD që të ulen dhe të bëjnë një produkt dhe të vazhdojë normalisht puna.  Korreshi ironizoi planin e PS për punën e Komisionit Hetimor si “Plan Marshall”

“Shkurt si i ndjeri Fadil Hasa, a ulemi bëjmë një produkt?! Bëni ca të doni se na plaset! E dyta na kurseni pjesën e planeve, se ne vijmë nga plani 120%.  Sa për planin që na keni sjellë, na thoni dhe ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit se keni parashikuar që të rrëfehen të gjithë ministrat tek e tek. Qysh e kemi tek e tekun? Po ca jemi ne inspektorët e Sigurimit të shtetit që ti marrim tek e tek?! Këtu ore të vijnë ti dëgjojmë të gjithë. Ne nuk do ndajmë lekët.

Prandaj planin Marshall ta lëmë për në fund, ne nuk po biem për kalendarin! Do jetë me Milanin apo me Interin me fotografi. Uluni dhe na i ndani këtë punë dhe të fillojmë punën rehat”, tha deputeti Korreshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura