Superoperacioni/ Policia greke kap 27 shqiptarë, e frikshme çfarë kanë bërë këto 10 vite

Sep 18, 2017 | 19:37
SHPËRNDAJE

Policia greke ka ndermarre nje operacion masiv ku ka arrestuar 27 shqiptarë, 1 shtetas bullgar, 1 gjeorgjian, 1 grek dhe 1 banor i Bangladeshit.

Siç meson “Panorama”, gjate 10 viteve te fundit, keta persona janë autorë te grabitjeve te ndodhura ne stacione autobusash, metro dhe në aeroport te shtetasve te ndryshem qe udhetonin me keto mjete transporti.

Kryesisht banda kishte ne fokusin e saj per te grabitur turistë. Nderkohë janë shpallur ne kekrim 18 shtetas te tjere, kryesisht shqiptarë.

Ata kane vepruar ne zonat “Omonia”, “Evangelizmos”, “Megaro Musikis”, “Panormou”, “Sintagma”, “Metaksurgio” dhe “Kalithea” dhe ne aeroportin “Eleftheros Venizelos” duke u ndare ne grupe nga 3-10 persona te cilet me pas ndanin fitimin me njeri-tjetrin, raporton “Panorama”.

Drejtues te grupit jane shtetas shqiptare qe jane arrestuar. Shume nga sendet e vjedhura dergoheshin me autobus ne Shqiperi. Ky grup mund te kryente deri ne 15 grabitje ne dite ne vlere totale mbi 3500 euro ne dite. Ne total ky grup mund te kete kryer mbi 4000 grabitje, nje shifer vertet e frikshme.

euro para euro portofol euro poliicia greke

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura