Superkupa e Spanjës/ Dorëzohet Barcelona, Reali fiton 3-1 në ‘Kamp Nou’ (Video)

Aug 13, 2017 | 23:59
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 1-3 në takimin e parë të Superkupës së Spanjës të zhvilluar në Kamp Nou. Të gjitha golat e supersfidës u shënuan në pjesën e dytë.

real fitore

Në minutën e 50-të Reali kalon në avantazh fal autogoli të mbrojtësit spanjoll, Gerard Pike.

Barcelona ka barazoi shifrat në minutën e 76-të me autor Lionel Mesin, i cili kthehu në gol një 11 metërsh të fituar nga Suarez.

Vetëm 4 minuta ka zgjati festa e Barcelonës, pasi Kristiano Ronaldo kaloi në avantazh përsëri Realin falë një super goli.

Në minutën e 82-të Reali mbeteti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Ronaldos, 2 minuta pas shënimit të golit. Ai u hodh në fushë nga trajneri Zidan në minutën e 58-të. Portugezi u ndëshkua me dy kartona të verdhë në harkun e dy minutave.

Reali shënoi edhe golin e tretë me autor spanjollin Asensio i cili në minutën e 90-të nxorri nga repertori një gol fantastik.

 


FORMACIONET ZYRTARE

Real-Barca

Barcelona-Real Madrid 1-3

Barcelona: Ter Shtegen, Vidal, Pike, Umtiti, Alba, Rakitiç, Buskets, Iniesta, Mesi, Suarez, Deulofeu                                                  Trajner: E.Valverde

Real Madrid: Navas, Marselo, Ramos, Varane, Karvajal, Kasemiro, Kovaçiç, Kros, Isko, Benzema, Bejl                                           Trajner: Z,Zidan

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura