Superkupa e Francës/ PSG e kthen në miqësore, shkatërron Monakon me rezultat 4-0 (VIDEO)

Aug 4, 2018 | 16:34
SHPËRNDAJE

Është zhvilluar sot në “Shenzhen Universaie Sports Cenre” ndeshja midis PSG-se dhe Monakos, e vlefshme për Superkupën e Francës. Ishte një ndeshje pa shumë histori, pasi skuadra e vetme që u duk në fushën e lojës ishte skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel. Trajneri gjerman vendosi të startojë pa Nejmar dhe ka arritur t’ia dalë duke e shkatërruar Monakon me rezultat 4-0.

fimafsd

Seria e golave u hap në minutën e 33 nga Angel di Maria dhe pjesë e parë u mbyll në avantazhin e dy golave ku tjetrin e shënoi Kristofer Nkunku në minutën e 40. Kanë mjaftuar edhe dy gola në pjesë e dytë për të fituar ndeshjen.

di ma

Goli i tretë i takimi u shënua nga Timoti Ueh dhe golin e katërt e të fundit e shënoi ai që e hapi serinë e golave, pikërisht Angel di Maria. Vlen të theksohet se Nejmar u aktivizua nga trajneri vetëm në minutën e 75 të takimit pas largimit nga fusha të Marko Verratit.



 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura