Super operacioni në Britani, si u kap mat bosi i kokainës Klodjan Çopja

0
SHPËRNDAJE

Edhe ndërsa bosi i kokainës Klodjan Çopja u soll i prangosur nga avioni që e solli në Mbretërinë e Bashkuar në një mandati arresti evropian, policia nuk ishte e sigurt për identitetin e tij të vërtetë. Për 3 vite detektivët kishin gjurmuar lëvizjet e tij dhe e çmontuan organizatën kriminale shqiptare, që kishte e kishte mbushur Londrën dhe juglindjen me droga të forta me vlerë miliona sterlina. Ndërsa detektivët arrestuan shpërndarësit dhe togerët e tij të besuar dhe sekuestruan sasi të mëdha kokaine nga vende të fshehta, identiteti i kreut të një prej bandave më të mëdha që të ketë shënjestruar qytetin vazhdoi të mbetej i vështirë për t’u gjetur.

Si “Kajzer Soza (Keyser Söze)” në filmin “Të dyshuarit e zakonshëm (The Usual Suspects)”, Çopja dukej se ishte gjithmonë një hap më përpara ndjekësve të tij. Njëherë, ndërsa policët bastisën një shtëpi në Earl’s Court, ato arritën të shquanin dikë që po largohej në një makinë por nuk mundën ta ndalnin në kohë. Ishte Copja. Inspektori Nick Blackburn, i cili hetoi çështjen, për “The Standard” tha: “Ai nuk kishte asnjë gjurmë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai përdorte dokumente false dhe shumë karta identiteti dhe nuk ishte dënuar më parë. Ishte shumë e vështirë për ne të gjenim se ku ishte më të vërtetë ky individ”. Çopjes filloi të mos i ecte më në kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë, kur ai u kap duke përdorur një pasaportë false.

Klodjan Copja

Ai u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar por Blackburn tha: “Ne e morëm vesh se kush ishte vetëm kur e sollëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe i morëm shenjat e gishtave”. Pas operacioni të fshehtë dhe përgjimi për 3 vite, Çopja, 30 vjeç, u burgos më në fund në gusht, duke u dënuar me 17 vite dhe 4 muaj heqje lirie. Por çështja e tij mezi arriti të meritonte një përmendje në kryetitujt e mediave kombëtare, pasi si ngjarje ishte në rrjedhën e hetimeve të tjera të personave me kombësi shqiptare për trafik drogash të rënda.

Policia kontrolloi këtë makinë “Citrown” me orë të tëra derisa gjetën një mekanizëm të hapte një vend të fshehtë plot me drogë

Përmasa e këtyre shkeljeve ligjore vë në pah shqetësimin në rritje të zyrtarëve të lartë në “Scotland Yard” dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me kërcënimin nga banda shqiptare të organizuara. Në rastin e Çopjes, policia sekuestroi 204 kg kokainë të cilësisë së lartë por beson se ai të ketë trafikuar deri në 800 kg, që kap një vlerë prej 150 milionë stërlina.

Dhjetorin e kaluar, një 23-vjeç nga Shqipëria kaloi me makinë semaforin me të kuqe në Bishopsgate. Pasi i paraqiti policëve një kartë identiteti lituaneze me cilësi të dobët, ata i kontrolluan makinën dhe gjetën qeska me kokainë në mbështjellësen e marshit. Po atë muaj, policia gjithashtu ndaloi Admir Palushin, 23 vjeç, në një Audi A6 në Aldgate me 30 pako me kokainë. Krimineli, i cili u burgos më vonë për 2 vite e gjysmë, kishte një patentë greke false dhe u tha policëve se nuk mund t’i kujtohej se ku banonte.

Admir Palushi u ndalua me 30 pako me drogë në zonën Aldgate

Në mars, Florentino Gonzalez u burgos për 24 vite pasi u përpoq të trafikonte 30 kg kokainë me vlerë 3.6 milionë sterlina në Londër në makinën e tij “Bentley Flying Spur”. Një muaj më parë, 2 persona që silleshin si “kontrollues” për shpërndarës kokaine të rrugës në mbarë kryeqytetin u burgosën në një çështje që bëri që policia londineze të lëshonte një lajmërim për krimin shqiptar. Burime bëjnë të ditura për arrestime rutinë të shpërndarësve të kapur duke çuar drogë në makinë apo duke ecur në “Square Mile”.

Zv/kreu i Grupit kundër Krimit të Organizuar në Policinë Metropolitane, Mick Gallagher, tha se banda kriminale të Ballkanit kanë dalë nga trazira luftash e konfliktesh që përfshinë rajonin në të kaluarën e afërme. Ai tha se ndërsa rreziku nga shqiptarët ishte i vërtetë, ka edhe më shumë grupe të tjera që rivalizojnë për kontroll të tregtisë së kokainës.

Florentino Gonzalez u përpoq të trafikonte kokainë në makinën e tij Bentley

Ai tha: “Në përvojën tonë, ata janë të mirëoragnizuar dhe parapëlqejnë të veprojnë pa u vënë re, që të mos tërheqin vëmendje. Në veprimtarinë e tyre nuk ka shumë dhunë, të paktën jo që të duket”. Blackburn, i cili hetoi Çopjen, tha se ai bënte një jetë pa u dukur, kushte marrë me ira një apartament të shtrenjtë po që nuk binte në sy në “Wandsworth”. Asnjë nga anëtarët e bandës së tij nuk binte në sy dhe ngisnin makina të zakonshme, megjithëse Çopja nuk i jepte kurrë makinës vetë. Blackburn tha se në Mbretërinë e Bashkuar kriminelët jetonin në mënyrë “të zakonshme”. Paratë çohen në Shqipëri, ku ata janë persona me pasuri dhe status shoqëror.

Zv/drejtori i Qendrës Kombëtare të Inteligjencës të Agjencisë Kombëtare të Krimit, Steve Bennett, tha se suksesi i trafikantëve shqiptarë është ndërtuar më shumë mbi reputacionin për besueshmëri sesa për dhunë. Bennett thotë: Ata janë partnerë të mirë biznesi, në vend që të jenë partnerë biznesi që ua kanë frikën.”. Ky perceptim ka bërë që bandat shqiptare të bëjnë aleanca me disa partnerë që nuk ta pret mendja në botën e krimit të Londrës. Gjatë muajve të fundit, detektivët ka parë grupet shqiptare dhe nga vende të tjera ballkanike të udhëtojnë në vende të origjinës së kokainës në Amerikën e Jugut për t’u takuar drejtpërdrejtë me kartelet. Thuhet se Kolumbianët janë më të tërhequr për sa i përket veprimit në Evropë dhe duan që personat e interesuar të vijnë vetë tek ata.

Një burim shqiptar tha: “Krimi i organizuar shqiptar ka ndërtuar një rrjet të gjerë në Evropë, në veçanti në Spanjë, Vendet e Ulëta, Itali dhe Belgjikë. Ata panë mundësi në Mbretërinë e Bashkuar dhe u përhapën aty vetëm për shkak të tregut të madh për kokainë. “Shumica e shpërndarësve janë emigrantë të paligjshëm, të cilët erdhën në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë dhe paguan 12 mijë sterlina për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar. Ata janë në borxhe me trafikantë dhe futen në punën e shpërndarjes së drogës”.

Shpërndarësit përdorin shpreh dokumente identiteti false, në veçanti nga Greqia apo Italia, për të udhëtuar në Evropë. Agjencia Kombëtare e krimit tashmë ka dy zyra më Shqipëri për të mbledhur informacione mbi rrjetet e krimit, por lidhjet e ngushta familjare e bëjnë të vështirë të hyhet brenda klaneve mafioze.

Një mënyrë e zakonshme e trafikimi nga bandat shqiptare është nëpërmjet mallrave të ligjshme që transportohen me kamionë në Mbretërinë e Bashkuar. Në rastin e Çopjes, shoferë rumun rekrutoheshin për të transportuar ngarkesa në pika takimi në Kent, ku drogat i kalonin në automjete më të vogla dhe i çonin në vende të fshehta. Më pas, drogën merrnin shpërndarës nga banda kriminale përreth Londrës dhe juglindjes. Policia nuk arriti kurrë të gjejë paratë e dala nga tregtia e drogës së Çopjes. Detektivët e dinë se të gjitha paratë shkuan në Shqipëri, por atje, gjurmët humbin.

Marre nga BalkanWeb

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakPolici me drogë në Velipojë, Basha bën denoncimin e fortë: Mbrohej nga Habilajt, kurse tani...
Artikulli tjetër"Më kishte mbetur hatri, por nuk guxoja t'ja thoja", Loriku i tregon për herë të parë babait në studio

S'KA KOMENTE

Comments are closed.