Sulmi rus ndaj qendrës tregtare/ Zelensky nxjerr një tjetër video: Moska do të mbajë përgjegjësi një më një

Jun 28, 2022 | 23:53
SHPËRNDAJE

Presidenti Volodoymyr Zelensky ka publikuar një video tjetër të sulmit rus me raketa në qendrën tregtare në Kremenchuk që vrau të paktën 18 persona.sulmii

Autoritetet vlerësojnë se nga 200 deri në 1 mijë njerëz ishin brenda në momentin e sulmit, ndërsa mësohet se 21 persona janë ende të zhdukur.

“Rusia do të mbajë përgjegjësi për këtë akt të terrorizmit shtetëror në fushën e betejës në Ukrainë, do të përballet me sanksione shtrënguese dhe patjetër në gjykatë”, tha Zelensky.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura