Sulmi në Mynih, u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve kosovarë

Jul 26, 2016 | 16:16
SHPËRNDAJE

Trupat e dy të rinjve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Munich të Gjermanisë, do të varrosen sot në Kosovë.

homazh

Diamant Zabërgja, 21 vjeçar, u varros sot në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë, në orën 14:00, ndërsa viktima tjetër e sulmit të tmerrshëm në Munich, Armela Segashi, 14 vjeçare, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës. Ajo varroset po sot, në orën 17:00.

Arkivoli i Dijamant Zabërgjas i mbuluar me flamurin shqiptar
Arkivoli i Dijamant Zabërgjas i mbuluar me flamurin shqiptar

13682393-10154565665749349-1813003997-o-1469534565-5024705_1469537084-5728020

Diamat Zabërgja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj, janë tre shqiptarët të cilët u vranë të premten në Munich të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly, i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë.

Me rastin e kësaj tragjedia Kosova dje ka mbajtur ditë zie, ndërsa në orët e mbrëmjes kanë ndezur edhe qirinj në shenjë kujtimi për humbjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura