Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Eduard Halimi në “Panorama TV”: Hakmarrje personale e Ramës ndaj  medias! Përdoret standard i dyfishtë në raport me biznese të tjera

Mar 22, 2023 | 16:57
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi e ka konsideruar një hakmarrje personale sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj “Prestige Resort”. Sipas tij, kjo është një goditje e qartë ndaj biznesit dhe ndaj grupit mediatik “Focus Media Group”.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Halimi tha se Rama përdor standard të dyfishtë në raport me konfiskimet dhe shembjet me tritol të godinave të caktuara.

Ish-ministri shprehet se edhe për grupet kriminale, nuk mund të merret një vendim për shembjen me tritol të një godine.

Halimi: Qeveria nuk ka të drejtë t’i vendosë tritol as aseteve të bandave kriminale. Ka të bëjë me proporcionalitetin e shkeljes së kryer me dënimin. Edhe kur kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, e cila mund të ketë përdorur trafikun e drogës dhe paratë e nxjerra të kenë ndërtuar godina, edhe në këtë rast, qeveria s’ka të drejtë ta konfiskojë qeveria apo kryeministri apo ta hedhë me tritol. Edhe në rastin e atij krimineli, duhen ndjekur të gjitha hapat gjyqësore. Edhe kur një individ kryen këtë veprimtari të kundraligjshme, siç ishte organizata krimineli, kryeministri ka zero mundësi ligjore ta hedhë me tritol apo të konfiskojë brenda pak kohësh asetet e grupit kriminal.

Në rastin kur qeveria pretendon se ka një shkelje administrative, në këtë rast, proporcionaliteti ka të bëjë me ndëshkimin administrativ. Nëse nuk është paguar taksa e ndikimit në mjedis, atëherë ajo që vjen pas është dënimi administrativ, duke përfshirë gjobën e caktuar, kamatvonesën dhe gjëra të tjera. Kështu funksionon Kushtetuta në një Republikë Parlamentare.

Pyetje: Drejtuesit e institucioneve që nuk zbatojnë ligjin por urdhrat e kryeministrit, a duhet të mbajnë përgjegjësi?

Halimi: Ne kemi eksperiencë të gjatë këtu. Historia e tritolit të Prestige është e dyta, e para ishte ajo në Vlorë. Edhe atëherë kishte ministra arrogantë, që vinin dhe shokonin qytetarët duke thënë se tek kjo godina janë hapur kaq vrima për t’u hedhur me tritol. Pasojat e atyre zyrtarëve, drejtorëve që morën pjesë, ju mund ta bëni bilancin. Pasojat e viktimave nga ai veprim arbitrar, viktimat janë shpërblyer apo dëmshpërblyer. Kur bën një veprim në kundërshtim me Kushtetutën, ti si zyrtar merr një vendim si drejtësi funksionale. Nuk është se e themi ne që s’ka drejtësi funksionale, por e thotë DASH, ndërkohë që ju shkoni për masë sigurimi, qeveria pa hedhur short fare, qeveria kryente veprimet. Kushdo kryeministër delirant tenton t’i ketë të gjitha pushtetet për vete.

Është një kompleks i marrë nga Mac Albania, nga një kompani ndërkombëtare dhe ka zhvilluar nën juridiksionit ndërkombëtar dhe ka zhvilluar një godinë shtesë që u shemb me tritol. Sipas qeverisë, është shembur se nuk ka paguar taksat. Askush nuk mund të bëjë komente mbi raportin e DASH. Profesionalizmi i ekspertëve që hartojnë dokumente të tilla, që janë etalon në të gjithë botën, këtu diskutimi mbyllet.

Nëse DASH ka thënë se shembja me tritol, ekzekutimi pa gjyq për shembjen e Prestige si presion ndaj mediave, atëherë ne nuk kemi se çfarë të flasim, çdo koment do ishte i padobishëm. Ky dokument do përbëjë një provë të rëndësishëm për të fituar një proces që është shumë i thjeshtë për të fituar. Sado që të fitojë, nuk do e pakësojë dhimbjen e madhe që kanë pësuar.

Ka pasur dhe raste të tjera me probleme, ku qeveria ka vendosur konfiskime, por jo shembje me tritol. Përsa kohë tritoli është vendosur vetëm në një vend dhe jo në vende të tjera, ky është standard i dyfishtë. Ka një hakmarrje personale ndaj këtij biznesi të lidhur me median. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura