Sulmi i paligjshëm/ Forcat xheniere vazhdojnë të qëndrojnë pranë “Prestige Resort”, ka forca të shtuara policie. Rruga është e bllokuar

Dec 1, 2022 | 20:11
SHPËRNDAJE

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 12 orë që ka nisja e aksionit të paligjshëm për prishjen e “Prestige Resort”, forcat xheniere vazhdojnë të qëndrojnë në godinë.

prestiggg

Gazetari i News24, Mario Merhori raportoi për emisionin “Frontline” se shihet një prezence e shtuar e forcave të policisë, ndërsa zona vazhdon të jetë e rrethuar me shirin e verdhë, duke bllokuar edhe rrugën që të çon për tek hotelet e tjera.

“Kemi rreth një orë që ndodhemi pranë resortit. Situata aktualisht është e qetë. Megjithatë është vënë re një numër i shtuar i makinave të policisë. Makina të mëdha e të vogla.

Shiriti i vendosur është vendosur në të dyja anët, në rrugën që të çon në Prestige por edhe në rrugën që të  çon në hotele të tjera. Makinat e banorëve të zonës dhe jo vetëm, kanë ardhur deri tek perimetri i sigurisë dhe më pas nga policia janë orientuar se nuk lejohen të kalojnë dhe janë drejtuar nga rruga tjetër”, ka raportuar Merhori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura