Sulm në një xhami në Siri, humbin jetën 25 anëtarë të Al-Nusras

Jul 4, 2015 | 11:09
SHPËRNDAJE


Gjatë një shpërthimi në një xhami në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib kanë humbur jetën së paku 25 anëtarë të Al-Nusras, përfshirë edhe liderin e tyre.

Nga ky shpërthim në qytetin Ariha kanë mbetur të plagosur edhe qindra civilë të tjerë, shkruan BBC. 

Njerëzit ishin mbledhur në xhami në kohën e iftarit, ndërsa qëllimi i këtij shpërthimi ende nuk dihet. 

Nga raportimet është mësuar se ka humbur jetën edhe njëri prej liderëve jo sirian të Al-Nusras.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura