Sulm gjatë koncertit të Bruno Mars në Holandë, furgoni futet mes turmës dhe lë katër të plagosur

Jun 18, 2018 | 9:41
SHPËRNDAJE

Një autobus goditi katër vetë në një koncert në Holandë në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke vrarë një dhe duke plagosur tre të tjerë.

Autobusi kështë futur mes turmës, e cila ishte kishte qenë në koncertin e këngëtarit Bruno Mars.

Bruno Mars performs at the Bottle Rock Napa Valley Music Festival at Napa Valley Expo on May 27, 2018, in Napa, Calif. (Photo by Amy Harris/Invision/AP)

Mediat në vend duke cituar policinë bëjnë me dije se autobusi u largua nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet.

Incidenti ndodhi në koncertin “PinkPop”, një festival popullor që u mbajt në provincën Limburg në jug të Holandës.

Po sipas mediave në vend raportohet se në vendin e ngjarjesi ishte një helikopter, ambulanca dhe një prani e shtuar policore.

Bruno Mars ishte akti kryesor që mbylli koncertin tre-ditor në natën e së dielës, pak orë para se incidenti të ndodhte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura