Subashi, Ristanit: Fyerjen do ta ndjek ligjërisht

May 19, 2011 | 10:27
SHPËRNDAJE

TIRANË- Dëshira Subashi, anëtarja e KQZ-së ka deklaruar se do të ndjekë në rrugë ligjore atë që ajo e ka quajtur fyerje personale dhe diskriminim të kreut të KQZ-së, Arben Ristani në adresë të saj. Në nisje të mbledhjes së sotme të KQZ-së, Subashi ka sjellë në kujtesë deklaratën e Ristanit gjatë ditës së djeshme, kur i ka thënë të ruajë shëndetin se është grua plakë.

“Në mbledhjen e djeshme pasdite kryetari i KQZ sigurisht jo për herë të parë mu drejtua në mënyrë fyese, diskriminuese dhe sigurisht që për këtë do ndjek një proces të rregullt ligjor por meqë jam në institucionin ku punoj dhe në funksionin e lartë të tij, mendova që të them dy fjalë që i shkojnë për mirë këtij institucioni, cështje që bëhet jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj të tjerëve, në mënyrë që nëse mbetet një pikë dinjiteti të reflektohet në minutat në vijim të punës së institucionit”- ka thënë Subashi.

Ajo ka theksuar se tashmë është e bindur në negativitetin e Ristanit, por ka kërkuar që në të mirë të ligjit, të normave të mirësjlljes, qoftë edhe formale midis kolegëve nuk do ta merrte mundimin të përgjigjej publikisht. “Por këtij publiciteti të pavend të pasjellshëm, për shkak të moshës sime, më duhet të drejtohem publikisht me parimet e mia, ju them që vendosmërinë time, mos e vini më në provë, sepse këtë e kam të provuar nga jeta ime 60 vjec, së dyti do ju bëja thirrje publike, mirësjlljen time mos e keqpërdoro se do të dalë më mirë se deri tani, jeta ime e gjatë si e kam unë dhe duhet ta mendosh jo vetëm sot, por gjithë jetën tëndë në vazhdim kur të bëhesh sa unë”-tha ajo.

Ajo ka kërkuar respekt, mirënjohje dhe vlerësim ndaj kolgëve qoftë edhe formalisht. “Mos u merr me cështjen e moshës sime, mosha në profesion është vlerë, mëso nga vlerat. Jemi në periudhë zgjedhore dhe do ia kalojmë mirë”- tha ajo.

 

Në përgjigje të deklaratës, Ristani ka theksuar se e vetmja gjë që Subashit I ka kujtuar moshën, është kërkesa e parlamentit për të zgjidhur cështjen se ju ka mbaruar mandati për cështje moshe. “Atë tjetrën ju thashë me dashamirësi që ruani shëndetin, për të mirën tuaj. Por nëse e keni marrë ndryshe, tërhiqem unë dhe e mbyllim këtu”- tha Ristani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura