“Nuk është zgjidhje ardhja e punëtorëve të huaj”- Ekspertja e ekonomisë: Të rriten pagat dhe të krijohen kushtet në mënyrë që të rinjtë mos të largohen nga Shqipëria

May 21, 2024 | 22:00
SHPËRNDAJE

Ekspertja e ekonomisë Zana Guxholli, ka folur në lidhje me çështjen nëse 40 mijë filipinas mund të zgjidhin problemin e boshllëkut të krijuar në tregun shqiptar, për shkak të largimit nga Shqipëria të shqiptarëve.

Suzana Guxholli

Guxholli tha se ardhja e të huajve për të punuar në Shqipëri nuk është zgjidhje pasi ata e shohin vendin tonë më shumë si një trampolinë.

“Nuk është zgjidhje ardhja e punëtorëve të huaj, pasi më shumë ata e shikojnë Shqipërinë si një vend trampolinë për t’u larguar”, tha Guxholli në emisionin ‘Open’.

Ajo shtoi se qeveria duhet të krijojë politika që të mbajë në vend të rinjtë.

“Të rriten pagat, të krijohen kushtet, mbështetja, në mënyrë që studentët mos mendojnë të largohen sapo mbarojnë shkollën, por të punojnë këtu”, tha Guxholli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura