Stuhi dhe përmbytje/ Presidenti Meta solidarizohet me Gjermaninë: Ngushëllime familjarëve të viktimave, lutemi për të mos patur të tjera humbje jetësh

Jul 15, 2021 | 20:50
SHPËRNDAJE

presidenti Ilir MetaPresidenti i Republikës, Ilir Meta është solidarizuar me Gjermaninë, e cila po kalon një situatë të vështirë për shkak të motit të keq, ku si pasojë deri tani kanë humbur jetën 58 persona dhe shumë të tjerë janë të zhdukur.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Kreu i Shteti i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa lutet për të mos patur hubje te tjera jetesh.

“Solidaritet me Gjermaninë mike dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian, të goditura në disa rajone nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërrimtare.

Ngushëllimet e mia edhe në emër të popullit shqiptar shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Me urimin për shërim të shpejtë të të lënduarve, lutemi për të mos patur të tjera humbje jetësh”, shprehet Kreu i Shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura