Studiuesi publikon dokumentin: Grekët ishin bashkëpunëtorë të italianëve dhe gjermanëve në Greqi, jo çamët

Oct 3, 2018 | 16:54
SHPËRNDAJE

Studiuesi Arben Llalla ka bërë publike një dokument të vjetër, ku tregon se grekët ishin bashkëpunëtorë të italianëve dhe gjermanëve në Greqi dhe jo shqiptarët e Çamërisë.

Ky dokument është një gazetë zyrtare e Mbretërisë së Greqisë e sapo çliruar, ku ndër të tjera shkruhet se përkthyesit që i kanë shërbyer fashistëve italianëve dhe nazistëve gjermanë kanë qenë grekë.

“Nëse çamët do të ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve edhe përkthyesi do të ishte çam dhe jo grekë” sqaron Llalla në një postim të bërë në profilin e tij të Facebook-ut.

POSTIMI I PLOTË:

“Kjo është gazeta zyrtare e Mbretërisë së Greqisë e sapo çliruar dhe tregon përkthyesit që i kanë shërbyer fashistëve italianëve dhe nazistëve gjermanë. Gazeta zyrtare është nënshkruar nga kryeministri Jorgos Papandreu dhe ministri Manuilidhis. Siç shihet në Çamëri-Thesproti përkthyes i gjermanëve ka qenë greku Antonio Rodhitis, profesor në gjimanazin e Paramithisë. Nëse çamët do të ishin bashkëpuntorë të gjermanëve edhe përkthyesi do të ishte çam dhe jo grekë. Ja edhe një dokument që tregon se grekët ishin bashkëpuntorë të italianëve dhe gjermanëve në Greqi dhe jo shqiptarët e Çamërisë.”

43083342_2639111802769515_1313009130595680256_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura