Studentet që bëhen dashnoret e pasanikëve për të paguar shkollën dhe blerë rroba

Feb 9, 2016 | 14:36
SHPËRNDAJE

3100918900000578-3437520-image-a-28_1454963440837

Ato janë të reja, të bukura, studente por jo shumë të pasura.

Por këto vajza duan një jetë të mirë, të paguajnë studimet, të blejnë rroba të firmave të njohura, të bëjnë pushime luksoze e çdo gjë tjetër. Por e dini si i arrijnë këto dëshira edhe pse familjet nuk ua mundësojnë dot?!

Ato zgjedhin të bëhen dashnore të biznesmenëve, përgjithësisht të vjetër në moshë, duke u etiketuar si ‘vajzat sheqerka’.

‘Daily Mail’ ka intervistuar disa nga këto vajza të cilat kanë zgjedhur rrugën më të lehtë për të fituar para, duke shitur trupin e tyre.

Ali,22-vjeçarja nga Oxfordi, kishte dëgjuar për takimet online më burrat e pasur nga disa shokë të saj dhe vendosi ta provojë dhe të shohë se si funksionon.

31007EC800000578-3437520-image-a-24_1454963393085 (1)

Asaj iu deshën plot gjashtë muaj për të marrë një përgjigje nga këta pasanikë, e tashmë ajo ka arritur të ‘kapë’ dy njëkohësisht, një 47-vjeçar dhe një 32-vjeçar.

“Sigurisht ata nuk e dinë për njëri-tjetrin”- shprehet ajo duke qeshur. “Njëri më blen  gjerat që më duhen, fustane të reja sa herë që dal, këpucë, libra…ndërsa tjetri më jep çdo muaj 800 apo 1000 paund”.

31007F5700000578-3437520-image-a-25_1454963402548 3100843700000578-3437520-image-a-27_1454963423299

Ajo tregon se kjo është  një mënyrë e lehtë për të nxjerr para, për të cilën nuk i duhet të lodhet.

Si Ali ka edhe shumë vajza të tjera, dhe historitë janë thuajse të njëjta, të gjitha kanë një qëllim dhe përdorin të njëjtën mënyrë për ta arritur.

Përgjithësisht vajzat të cilat bien në këtë mënyrë jetese janë studentet.

31008E8D00000578-3437520-image-a-29_1454963454479

3104FC4100000578-3437520-image-a-33_1455019283018

Sipas ‘Daily Mail’ janë 10 universitete të cilat kryesojnë listën me numrin më të madh të vajzave ‘sheqerka’:

  1. Universiteti i Kent-it – me 724 vajza ‘sheqerka’
  2. Cambridge – me 704
  3. Nottingham – me 671
  4. Manchester – me 562
  5. St Andrews – me 533
  6. Westminster – me 522
  7. Bristol – me 518
  8. Glasgow Caledonian – me 516
  9. Leeds – me 423
  10. Exeter – me 422

3104FC3C00000578-3437520-image-m-39_1455019323299 3104FC3300000578-3437520-image-a-40_1455019328319

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura