Strakosha do të flasë anglisht, në Itali zbulojnë të ardhmen e shqiptarit

May 13, 2022 | 22:38
SHPËRNDAJE

Nga raportimet e fundit që vijnë nga Italia, e ardhmja e Thomas Strakoshës, duket gjithnjë e më larg Lacios. Sipas “Le Repubblica”, do të ndajë përfundimisht rrugët me klubin bardhekaltër në fund të këtij sezoni.

STRAKOSHA

Duket se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin dhe Strakosha, tashmë ka nisur të marrë leksionet e para të anglishtes, pasi klubet e Premier Ligës, e presin krahapur. Gardiani shqiptar është pranë akordit me klubin e Fulhemit, që këtë sezon siguroi ngjitjen në elitën e futbollit anglez, duke u shpallur kampion në Championship.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura