Stoltenberg: Masakra e Norvegjisë, sulm ndaj demokracisë

Jul 29, 2011 | 15:35
SHPËRNDAJE

Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg, tha se dhuna një javë më parë në Utoja dhe Oslo, ishte “sulm ndaj demokracisë”.

Stoltenberg foli në një ceremoni përkujtimore të Partisë Laburiste në kryeqytet, gjatë varrosjes së viktimave të para të sulmeve të së premtes së kaluar.

Anders Bering Breivik ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e 68 personave në ishullin Utoja dhe bombardimin e ndërtesës qeveritare në Oslo, ku u vranë 8 njerëz.

Ai u pyet sot për të dytën herë nga policia, ndërsa janë emëruar dy psikiatër për të vlerësuar shëndetin e tij mendor dhe përgjegjësinë penale deri në muajin nëntor.

Në anën tjetër, autoritetet policore thanë se të gjithë trupat e gjetur në Oslo dhe Utoja janë identifikuar dhe se policia është në kontakt me familjet. (rel)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura