Stine i thotë të dashurës “Ti je engjëll”

Sep 30, 2012 | 13:26
SHPËRNDAJE

Gjithçka që ka jetuar, i ka rrëfyer në një histori dashurie pa fund në këngën me titull “Ti je ëngjëll”. Ka zgjedhur të konkurrojë në bashkëpunim me GB MC e Rudi Cat, me fabulën e dashurisë fatsjëllëse për të prekur zemrat e publikut, por edhe për të zbutur egon e kolegëve që do e votojnë për finalen “Kënga Magjike”. Kantautori Nesti Duka (Stine) rrëfen eksperiencën e tij për këtë tendencë të re në muzikë, ku artistët zbulojnë sekrete nga jeta e tyre reale.
Konkurron në festivalin “Kënga Magjike” me GB MC & RUDI CAT. Në prezantimin e këngës me titull “Ti je engjëll” u shprehe për Ardit Gjebrenë se në këtë këngë shkruhet jeta jote. Si ta kuptojmë?
Asgjë më shumë se jetën time, me gjithçka që kam jetuar.
I dedikohet kjo këngë ndonjë femre konkrete në jetën tënde, sepse në vargjet e saj flitet për një dashuri që vazhdon e vazhdon, pra nuk shuhet për asnjë arsye?
Gjithçka është e lexueshme, por unë dua t’i mbaj për vete këto detaje.
Duket se për sa i përket krijimtarisë, kjo është një periudhë shumë e suksesshme për ty. Çfarë të frymëzon kaq shumë këto kohë?
Është e vërtetë dhe mendoj se ajo që më frymëzon është çfarë përjetoj çdo ditë.
Cila është e vajza, që ti ia përsërit “Ti je engjëll”?
S’kam për momentin asnjë femër, pasi jam super single.
Ndërkohë që kthehemi te gara, si njihesh me GB MC, po me Rudina Delian si ndodhi që u bëtë bashkë në këtë perfomancë?
Bashkëpunimi lindi krejt natyrshëm. Mendoj se dhe Gb Mc edhe Rudi u ndodhën në momentin dhe në çastin e duhur, për të qenë pjesë e kësaj kënge, dhe ndaj i falënderoj, sepse e bënë edhe më të bukur këngën.
E ndien konkurrencën e fortë këtë vit, si do e përshkruaje këtë garë mes kolegësh në “Kënga Magjike”?
Jo aspak, përkundrazi, ndihem mirë. Nuk është gara arsyeja pse morëm pjesë, por ishte thjesht dëshira për të qenë më pranë publikut me këngën e duhur. Eksperienca në të tilla evenimente është përjetim më vete. Kështu që unë, ashtu si dhe kolegët e mi, do e shijojmë deri në maksimum.
Je shprehur ndonjëherë që nuk beson shumë te klikimet e këngëve në Youtube, pasi ndodh që bëhen nga hakerat. Sa klikime ka marrë kënga jote deri tani, dhe cila mund të jetë një mënyrë tjetër ku të matet suksesi i një kënge?
Një këngë e bukur ndihet dhe pëlqehet pa ndihmën e klikimeve. Unë mendoj se klikimet janë më shumë për aparencën sesa për suksesin e vërtetë. Kënga jonë ka ecur mjaft si për javën e parë, por ma merr mendja se kështu do ecë edhe javët në vazhdim. Puna e hakerave është një çështje që unë s’kam shumë horizont dhe që s’më takon të flas.
Çfarë çmimi do të preferoje për këngën tënde, dhe cilat janë planet e tua të tjera në lidhje me muzikën?
Çmimi i madh s’do ishte keq, por më shumë se çmimi i madh do doja vlerësimin e sinqertë të publikut. Mjafton për mua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura