Stërkaj-Berishës: Ishalla s’më ke vënë gishtin të më përdorësh si viktimë se ka pasoja

Mar 5, 2015 | 12:23
SHPËRNDAJE

Deputeti Paulin Stërkaj ka reaguar duke kërkuar nga opozita që çështjen e Tom Doshit t’ja lërë drejtësisë, ndërsa ka theksuar se akuzat e Doshit janë një mashtrim i ish-drejtorit të KESH-it. Stërkaj i ka bërë madje edhe një kërcënim të drejtpërdrejtë Berishës.

Paulin Sterkaj

“Skeni asnjë çast me fitu politikisht sot nga ky qëndrim, Berisha, më përmende emrin, ti e din se kush jam unë, unë se shkel kurrë ligjin, më ke dekoru me Shqiponjën e Artë, unë po ai Paulin jam, s’ka burrë në Shqipni me më përdor, ishalla s’më ke vënë gishtin se me më përdor edhe mua si viktim, është keq puna, se ka pasoja”,- tha Stërkaj.

Ndërsa ka thënë se kur ka marrë vesh për pretendimet për vrasje të deptuetit Doshi, i ka thënë se janë mashtrime dhe jo të vërteta.

“Jam i bindur herët për akuzën e zotit Doshi se e kam konsultuar me të sa e kam marrë vesh, i kam thënë Tom kujdes se po të përdorin, i thashë shife mirë këtë punë se të ka dal mami se ndan lekë dhe njerëzit të afrohen për lek, ky  paska qenë mashtrim i ish drejtorit të KESH-it, unë mendoj që parlamenti shqiptar të marrë nisëm për kontrollin e pasurisë të ish-drejtuesve të CEZ-it, se çuditërisht janë njerëzit më të  pasur të këtij vendi”.

“Kisha vendos mos me dal me u prononcu për këtë por më ka humbur durimi se shof se ca mbrotje po bën opozita. Doshi i ka bërë akuzat transparente, po vazhdon bashkëpunimin me drejtësinë, përfundimin do e nxjerrë koha por me vjen turp, për Berishën që vazhdon komedinë, në parlamentin italin kanë fut comedian…. por këtu vijnë si politikanë dhe vazhdojnë si komedianë…Sali Berisha më njef mirë mua, më njëh edhe si oficer policie, edhe si deputet që votova presidentin e Republikës këtu, edhe për denoncimin për korrupsion të administratës shtetërore… t’ja lënë të punojnë drejtësië këtë cështje, se gjithë shqiptarët po qeshin me ju.

Berisha: O Paulin, burri është burrë, kur u pyet Rama nga gazetari se ci ke falangat e krimit në kuvend, nuk mori asnjë përvec Paulinit që nxirrte patentat e zgjedhesve, ki burrni, se ca thonë për ca toka nuk di unë, s’të ka akuzuar njeri përvec atij që është pas shpinës, ai kur mori të shpjegojë të inkriminuarit mori Paulinin si shembull. Pse i thua ti Berishës së me akuzon, kur të akuzon Rama dhe s’ke burrëri të akuzosh atë, kur e pyetën për të inkriminuarit nuk mori Kocon, mori ty e kupton vetë ti pse…

Meta: Bravo, një duartrokitje ju lutem.

Berisha: Në komisionin e dekriminalizimit në mbledhjen para tre ditësh shumica ka ardhur me konkluzionin se kolegët e PD duhet të bien darkord bashke më ne që cdo konkluzion ta bëjmë në fund, akuzat, denoncimet që keni bërë deri ditën, kësaj dite jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, por të inkriminuar ne nuk kemi ne kuvend, kurse tani flisni për të inkriminuar, sa serioz je kjo duket

Meta:
 Do e coni ju para me Tomën dhe Durim Bamin.

Sterkaj: Për kreun e PS jam krenar se jam në mbështetje të elektoratit të malësisë së madhe nga mëngjesi në darkë, e di edhe unë që s’me kemi akuzuar ndonjëherë për lidhje me krimin, e di që po dhashë informacion unë kam frikë se nuk është mirë, Rama ka përmendur vlerat e mia e nuk i lexoj mbrapsht por direkt, Berisha unë nuk i ha shantazhet, e dini mirë, por kush të dojë ta kontrollojë telefonin, nga malësorët, bravo e të lumtë goja, edhe të PD më dojnë fort, edhe ty të dojnë por s’të kuptojnë kohët e fundit nuk je mirë, unë e kam garancinë me burrat, 10 mijë vota do marrim më shumë në Shkodër, do e shohim pas 21 qeshorit se kush është Sterkaj.

Meta: Merr ilaçet doktor, kam hallin e shëndetit tënd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura