Stefi Prifti: E vërteta e biondes me të cilën po shoqërohem

May 15, 2016 | 11:53
SHPËRNDAJE

Këngëtari nga Korça, Stefi Prifti, pak ditë më parë u bë objekt i faqeve të shtypit të shkruar, për shkak se u fotografua shumë pranë një biondeje misterioze. Artisti ishte duke pirë kafe në “Hotel Tirana International” në qendër të Tiranës, dhe nga mënyra e qëndrimit duket i afërt me zonjën në foto. Mediat e cilësuan si romancë të re dashurie për artistin vetëm gjashtë muaj pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes.

Pyetjes nga “Panorama” se çfarë e lidh më shumë me këtë vajzë të panjohur për publikun, ai i përgjigjet: “Pse nuk kam të drejtë unë të pi kafe me një bionde?! Nëse është kusht për mua që duhet të ulem në tavolinë vetëm me ezmere, do ta mendoj!”

s1_1463222725-1653393

Por kuriozitetit se çfarë është ajo për të, ai përgjigjet për “Panorama”: “Një mikeshë e mirë”. Kjo fazë e jetës për artistin që këndon live fundjavave në “Crazy Calvin” është komentuar në portale si një rikuperim i gjendjes së keqe shpirtërore pas humbjes së bashkëshortes Marina, në moshën 45-vjeçare.

s2_1463222727-3291237

Sipas mediave, nuk dihet sa kohë ka Stefi që shoqërohet me zonjën në foto, por gjithsesi për të ky duket fillim i ri në jetën sentimentale pas humbjes së bashkëshortes, me të cilën ishin dashuruar që studentë. Bashkëshortja brune ndërroi jetë në fund të vitit të kaluar, dhe si kujtim të fundit me të. Stefi ruan disa foto pushimesh romantike të shkrepura në Romë.

Nga martesa disavjeçare me Marinën, e cila njihej si poete dhe autore e disa prej teksteve të këngëve më të ndjera të vëllezërve korçarë, ai ka dy vajza. Marian dhe Joanën. Stefi është shumë i lidhur me to, por nuk dihet nëse vajzat janë takuar me mikeshën e tij.

s3_1463222729-552237

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura