STATISTIKA/ Bolonja-Juventus, Ronaldo synon një rekord… 70-vjeçar

May 23, 2021 | 15:33
SHPËRNDAJE

Juventusi i ka fituar nëntë ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Bolonjës. Kjo është seria më e mirë e sukseseve radhazi ndaj një rivaleje, duke konsideruar ekipet e këtij kampionati.

ronaldo 1

 Bolonja ka fituar vetëm 1 nga 30 sfidat e fundit në shtëpi kundër Juventusit në Serinë A: 10 barazime dhe 19 humbje. Suksesi i fundit ai 3-0 në nëntor të vitit 1998, me gola të Paramatit, Sinjorit e Fontolan, me Karlo Maconen në stol.

 Nga sezoni 2012-2013 e deri më sot, Bolonja ka shënuar vetëm 5 gola në 15 ndeshje kampionati kundër Juventusit. Gjatë kësaj periudhe bardhezinjtë e kanë mbajtur portën të paprekur në 10 raste, më shumë se ndaj çdo kundërshtari tjetër.

 Në 10 sezonet e fundit të Serisë A, Bolonja ka fituar vetëm 1 herë në javën e 38- të (java e fundit), konkretisht 3-2 kundër Napolit në 2019- ën. Bilanci i plotë flet për 4 barazime dhe 5 humbje.

 Juventusi pëson gol prej 13 ndeshjesh radhazi në Serinë A, për të parën herë që prej prillit të vitit 2019. Në atë rast, seria arriti deri në 19 ndeshje me gol.

juv

 Juventusi do të luajë ndeshjen numër 342 si mbajtëse e trofeut të Serisë A, duke vendosur kështu një rekord absolut në historinë e kampionatit italian.

 Federiko Kieza ia ka realizuar tripletën e vetme në karrierë Bolonjës, konkretisht në korrikun e vitit të kaluar, në Serinë A, teksa luante për Fiorentinën. Kuqeblutë, ashtu si Atalanta, janë viktima e preferuar e juventinit (5 gola secilës).

 Kristiano Ronaldo mund të bëhet lojtari i tretë që shënon të paktën 30 gola në dy sezone radhazi në historinë e Serisë A, pas 31 të tillëve në 2019-2020. Përpara juventinit kanë arritur ta bëjnë Gunar Nordhal dhe Stefano Niers, që të dy në sezonet 1949-1950 dhe 1950-1951.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/