“Standardi i humbjes së zgjedhjeve është dorëheqja”/ Berisha nga “foltorja” e Vlorës: Bashës i thashë që nuk bëhesh dot lider. Po je burrë…Ja përgjegjësia ime

Sep 25, 2021 | 18:35
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur ‘foltoren’ në qytetin e Vlorës. Me demokratët e këtij qyteti, Berisha ka diskutuar vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Berisha thotë se kur Basha ka humbur zgjedhjet në 2017 i ka kërkuar dorëheqjen, pasi nuk mund të bëhesh lider, kur ekzekuton politikisht bashkëpunëtorët e PD.

“Ne jemi 12% më pak në vota se në 2013. Kjo është e vërteta. Sali Berisha e ka thënë në cdo foltore, se ka përgjegjësitë e padiskutueshme.

Në 2017 i kërkova Bashës të japë dorëheqjen. Në cdo dalje televizive kam thënë se standardi i humbjes së zgjedhjeve është dorëheqja.

Unë i kisha thënë se ti je lidë ri thyer. Me aktet që ti ke kryer në zgjedhjet e 2017, ti nuk bëhesh dot lider. Provoje, unë do bëj gjithçka, por je i thyer.

Nuk i dilet në pritë bashkëpunëtorëve, një nga një i ekzekuton politikisht. Po të jesh burrë i thua, por edhe ajo nuk bëhet”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura