Stabiliteti politik në rajon kërkon dije

Feb 18, 2020 | 10:00
SHPËRNDAJE

 

HYSAMEDIN FERAJ hysamedin-feraj2

1. Stabilitetin nuk e siguron bashkimi ekonomik, aq më pak i reduktuar në tregti: Për gati një shekull, ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk ka pasur as dogana, as barriera të tjera ekonomike. Gati 100 vite të jetës së përbashkët ekonomike rezultuan në luftën e armatosur ndërmjet Kosovës (shqiptarëve) e Serbisë (serbëve). Jeta e përbashkët ekonomike, pa dogana ose barriera të tjera, rezultoi në luftën ndërmjet serbëve e sllovenëve, serbëve e kroatëve, serbëve e boshnjakëve. Mbas gati një shekulli të jetës së përbashkët ekonomike me popujt e tjerë, malazeztë dhe maqedonasit vendosën të ndahen prej tyre e të krijojnë secili shtetin e vet.

Pas gati një shekulli të jetës së përbashkët ekonomike me rusët, pa dogana ose barriera të tjera, popujt e përfshirë në BRSS vendosën të ndahen nga njëri-tjetri, në rastin e parë që iu dha mundësia.

Mbas gati një shekulli jete të përbashkët ekonomike, pa dogana as barriera të tjera ekonomike, çekët e sllovakët vendosen të ndahen secili në shtetin e vet.

2. Stabilitetin nuk e siguron qarkullimi i lirë i ideve, as arti, as socializmi i përbashkët:

Për gati një shekull, mes gjithë popujve të RSFJ-së kanë qarkulluar lirshëm dhe të njëjtat ide. Të gjithë popujt në MSKS (Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene) dhe më vonë në RSFJ kanë mësuar në shkollë e në media për heronjtë e përbashkët, për armiqtë e përbashkët, kanë mësuar të njëjtat poezi, kanë shikuar të njëjtët filma, kanë dëgjuar të njëjtën muzikë, të njëjtat lajme, kanë festuar të njëjtat festa të përbashkëta. Në fund, i kanë kthyer pushkët e tanket kundër njëri-tjetrit.

Për gati një shekull, mes gjithë popujve të BRSS-së e të Çekosllovakisë kanë qarkulluar lirshëm dhe të njëjtat ide. Për gati një shekull, popujt në BRSS dhe ata në Çekosllovaki kanë mësuar në shkollë për heronjtë e përbashkët, kanë mësuar të njëjtat poezi, kanë shikuar të njëjtët filma, kanë dëgjuar të njëjtën muzikë, kanë dëgjuar të njëjtat lajme, kanë festuar të njëjtat festa të përbashkëta. Në fund, u ndanë me gëzim nga njëri-tjetri dhe s’duket që ndonjëri po dëshiron të kthehet në atë “parajsë” idilike kulturore.

Filmat idilikë për dashurinë e një serbi dhe boshnjakeje, për ndihmën nga një prift ortodoks maqedonas dhënë një shqiptareje, etj., nuk janë art më i fuqishëm sesa realiteti tragjik i asaj dashurie dhe martesave të përziera. Numri më i madh i dashurive dhe martesave etnikisht të përziera ka qenë në Republikën Socialiste të BosnjeHercegovinës. Aty nga serbët u kryen krimet më antinjerëzore. Aty fëmijët e lindur nga martesat e përziera u gjendën në situatën më tragjike: të luftojnë kundër dajës apo kundër xhaxhait. Të fshihen nga daja apo nga xhaxhai. Të jenë në krah të dajës apo të xhaxhait. Apo të shpallin një luftë po aq tragjike të tyre kundër të dyve.

3. Stabilitetin nuk e siguron qarkullimi i lirë i njerëzve:

Për gati një shekull, popujt në BRSS, në Çekosllovaki, në MSKS dhe më vonë në RSFJ, kanë udhëtuar te njëri-tjetri pa viza, pa kontroll kufitar, pa pengesa të tjera burokratike. Në fund, të gjithë vendosën të ndahen nga njëri-tjetri, të vënë kufi e kontrolle kufitare. Në RSFJ shkuan në luftë të tmerrshme derisa i vendosën kufijtë, vizat e kontrollin kufitar.

4. Stabilitetin nuk e siguron qarkullimi i lirë i kapitalit:

Për gati një shekull, në BRSS, në Çekosllovaki, në MKS dhe më vonë në RSFJ, kapitali ka qarkualluar lirshëm ndërmjet republikave, popujve dhe individëve. Në fund vendosën të ndahen, të vendosin pengesa dhe të jetojnë më mirë pranë njëritjetrit, mbi respektin reciprok të sovranitetit të secilit. Në RSFJ, lëvizja e lirë e kapitalit rezultoi në luftë, gjak dhe etnocid.

Prandaj, çdo përpjekje për sigurimin e paqes në këtë rajon nëpërmjet qarkullimit të lirë të njerëzve, ideve, mallrave e kapitaleve është rikthim te gjendja që ka prodhuar luftëra, gjenocid e spastrim ettë sillej ndaj Francës si Serbia aktuale ndaj Kosovës.

Shembulli franko-gjerman na tregon se “4 qarkullimet e lira” prodhojnë stabilitet vetëm kur janë të themeluara mbi vullnetin e lirë të popujve që njohin sovranitetin e njëri-tjetrit, mbi bazën e drejtësisë dhe të dinjitetit të barabartë moral. Krejt rastet e tjerë na dëshmojnë bindshëm se “4 qarkullimet e lira” çojnë në dhunë e në luftë mes popujve kur janë themeluar mbi hegjemoninë e njërit ndaj tjetrit. Të gjitha rastet së bashku na tregojnë se marrëdhëniet ekonomike, dhe të tjerat, mes popujve e shteteve, prodhojnë paqe e stabilitet kur më parë janë zgjidhur problemet politike. Jo e kundërta.

6. Stabilitetin e siguron zgjidhja e konfliktit burimor:

Për stabilitetin në rajon duhet ditur burimi i konfliktit. Burimi i konflikteve në rajonin tonë ka qenë dhe është kombëtar. Prandaj, mund të zgjidhet vetëm sipas parimit kombëtar. Kombet duan shtetin e tyre sovran. Sigurimi i pranimit reciprok të shtetësisë sovrane nga secili të secilit, ndërtimi i marrëdhënieve mbi bazën e barazisë e të reciprocitetit të ndërsjellë, është i vetmi kusht që siguron stabilitetin. Përndryshe, si në shtete të ndarë, si brenda një shteti të vetëm, konfliktet ndërmjet popujve në Europën Juglindore do të vazhdojnë të acarohen e të shpërthejnë dhunshëm.

7. Hegjemonizmi serb i konflikton serbët me të tjerët:

Serbët e shqiptarët nuk kanë nevojë të pajtohen në çka nuk i ndan. Të gjithë popujt në Europën Juglindore pajtohen për anëtarësimin në BE, demokracinë, kapitalizmin, pronën private, luftën kundër korrupsionit etj. Konflikti dhe luftërat ndërmjet popujve të RSFJ nuk u ndërtua në kundërtinë e qëndrimit të qytetarëve për këto çështje. As nuk u barrikaduan në dy kampe qytetarësh, disa pro e disa kundër lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitaleve, ideve dhe mallrave. Pajtoheshin për të gjitha këto çështje. Por u konfliktuan sepse secili kishte vullnetin t’i realizonte vetë si popull, komb dhe shtet sovran.

8. Rikthimi neolibral te konflikti:

Rikthim i popujve në gjendjen që ishin në RSFJ, në Çekosllovaki, në BRSS, pavarësisht nëse bëhet në emër të socializmit apo të neoliberalizmit, do të prodhoj të njëjtin rezultat: konflikt deri në luftë të armatosur. Sepse konflikti nuk ka qenë për llojin e sistemeve ekonomikë, për qarkullimin e lirë të njerëzve, ideve, kapitaleve e mallrave. As për demokracinë, kapitalizmin, socializmin, NATO-n, luftën kundër korrupsionit etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura