Sqarohet arsyeja e ndalimit të flamurit të Kosovës në Eurovision

Apr 29, 2016 | 19:05
SHPËRNDAJE

Organizatorët e Eurovisionit kanë sqaruar se përse flamuri i Kosovës nuk do të lejohet gjatë festivalit.  Flamuri i Kosovës nuk do të lejohet të jetë i pranishëm gjatë netëve të finales së Eurovisionit.Kosovo-ISIL-flag

Organizatorët kanë sqaruar se bëhet fjalë për zbatimin e rregullave të përgjithshme.

Menaxheri për komunikim me mediat nga Eurovisioni, Paul Jordan, ka thënë se një rregull e tillë vlen edhe për flamurin e Skocisë.

“Për fat të keq, Kosova nuk është as pjesëmarrëse dhe as vend anëtare e OKB-së”, tha ai për “Radion Evropa e Lirë”.

Jordan sqaron më tej se nuk ka asnjë krahasim mes ISIS-it dhe Kosovës, por se bëhet fjalë vetëm për një keqkuptim.

Sidoqoftë, në Prishtinë vendimi për ndalimin e flamurit të Kosovës në Eurovision është pritur me zhgënjim dhe keqardhje të thellë.

Televizioni Publik i Kosovës si pjesë e Unionit të Transmetuesve Evropian, EBU është shprehur thellësisht i shqetësuar me fyerjen e rëndë që i është bërë Kosovës nga Grupi i Referencës për Këngën e Eurovizionit të cilët e ndalojnë flamurin e Kosovës të valëvitet në këtë festival.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura