Zyrtarizojnë largimet me fjalë zemre, dy futbollistë i dërgojnë SMS mirënjohjeje Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2022 | 18:00

Zyrtarizojnë largimet me fjalë zemre, dy futbollistë i dërgojnë SMS mirënjohjeje Laçit

Aleksandar Ignjatoviç dhe Ardit Deliu kanë zyrtarizuar largimin nga Laçi, duke bërë dje mesazhe mirënjohjeje për vitet e kaluara në skuadrën kurbinase.

LACI

 

I pari ishte kapiteni serb, i cili përmes llogarisë së tij në “Instagram”, shkruante: “Është koha të them mirupafshim. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë me mua në klub në këto tri sezone. Ia kemi dalë të gjithë bashkë të arrijmë një sukses historik për klubin. I uroj çdokujt më të mirat në jetë”.

Ndërsa mesfushori Deliu, i cili luajti katër sezone me kurbinasit, tashmë e pret një eksperiencë në Superligën e Letonisë. Mësohet se ekipet FK Liepaja dhe FK Meta kanë insistuar për shërbimet e kavajasit. “Panorama Sport” mëson se më afër është FK Meta. “Faleminderit. Mendoj se nuk ka mënyrë tjetër për të filluar këtë postim. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre 4 viteve. Faleminderit tifozëve laçianë për mbështetjen e pakursyer çdo ndeshje.

Faleminderit trajnerëve që më kanë dhënë gjithmonë maksimumin për të më ndihmuar të përmirësohem. Faleminderit shokëve të ekipit, nga viti i parë tek i fundit. Faleminderit presidentit dhe drejtuesve të klubit. Natyrisht, falënderoj familjen time dhe miqtë e mi që më kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë ta bëjnë edhe në aventurën time të radhës”, shkruante 24-vjeçari Deliu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"