Zyrtari i klubit francez hedh akuza të rënda: PSG-ja dhe Marseja u bënë bashkë për të na eliminuar, është përfshirë dhe shteti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 22:21

Zyrtari i klubit francez hedh akuza të rënda: PSG-ja dhe Marseja u bënë bashkë për të na eliminuar, është përfshirë dhe shteti

Ish-trajneri i njohur i Francës dhe Liverpulit Zherard Hulier hodhi akuza të rënda ndaj dy rivalëve të PSG-së dhe Marsejës duke aluduar se të dyja palët kanë bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë për të mbyllur para kohe kampionatin francez.
Gerard-Houllier-believes-Ligue-1-ended-early-due-to-a
Akuzat e këshillitarit të Lionit vijnë në momentin kur liga franceze vendosi mbylljen e këtij sezoni, duke konfirmuar PSG-në si kampione dhe Marsejën si nënkampione dhe me të drejtën e pjesëmarrjes snë Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Lioni doli e humbur nga ky sezon pasi mbylli garën në vendin e shtatë, jashtë zonës së Ligës së Kampioneve, diçka që nuk ndodhte prej vitit 1997.

“Ekziston një bosht midis Olimpik Marsejës dhe PSG-së, i cili godet fort. Ka patur një aleancë së rakorduar mes miqve dhe mendoj se e gjitha kjo është një komplot, një plan për të eliminuar Lionin. Mendoj se e gjitha kjo do të zbulohet pasi vetë shteti francez është përfshirë në këtë çështje. I ndoqa deklaratat për shtyp të kryeministri Eduard Filip dhe presidentit Emanuel Makron dhe asnjëri prej tyren nuk foli për sportin. Dhe folën vetëm kur u mbyll sezoni. Kjo është diçka vërtet e çuditshme”, deklaroi Hulier.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"