ZYRTARE/ Xhakomo Vrioni nis aventurën e re, sulmuesi i Kombëtares huazohet te skuadra e…
Tashmë është zyrtare, sulmuesi i Kombëtares, Xhakomo Vrioni është huazuar për një vit te skuadra austriake e Zvarovski Tirol. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në faqen zyrtare, teksa 22-vjeçari është bashkuar menjëherë me ekipin e ri duke u vënë nën urdhrat e trajnerit.
Zvarovski Tirol, militon në elitën e futbollit austriak, ku Vrioni do të kërkojë të shndërrohet në protagonist me golat e tij.
Ciao Giacomo! ?♂️ pic.twitter.com/td6RZNHa8I
— WSG Tirol (@WSGTIROL) July 5, 2021
Pas një sezoni të vështirë, që u shoqërua me dëmtim që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë, sulmuesi i Kombëtares, do të tentojë të rikthehet më i fortë se kurrë. Nëpërmjet postimit të “Twitter”, klubi nga Tiroli i ka uruar mirseardhjen Vrionin.
Der albanische Nationalstürmer Giacomo #Vrioni kommt für ein Jahr leihweise vom italienischen Rekordmeister @juventusfc! ? Benvenuto in Tirolo, Giacomo! pic.twitter.com/xlvd5JTAxd — WSG Tirol (@WSGTIROL) July 5, 2021
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"