ZYRTARE/ UEFA nuk e fal, konfirmohet dënimi tronditës për Bajram Jashanicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 22:47

ZYRTARE/ UEFA nuk e fal, konfirmohet dënimi tronditës për Bajram Jashanicën

Lajmi më i fundit ka qenë tronditës për futbollin shqiptar dhe kosovar. Bajram Jashanica, mbrojtësi i Kosovës dhe Skënderbetu ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes kundër Jang Boisave në Europa Ligë. Sigurisht që për të është marrë një dënim nga Uefa.

jashanica-1

Dhoma e Apelit në UEFA, ka qenë e pamëshirshme me Jashanicën, që nuk e ka ulur dënimin fillestar, me 2 vite pezullim nga çdo aktivitet. Kështu, ai do të mbetet i skualifikuar deri në vitin 2020. Jashanica u dënua më parë me 2 vite pezullim në muajin mars, por më pas çështja shkoi në Apel, për një ulje të dënimit, por mesa duket UEFA nuk është tërhequr aspak, për përdorim të substancave të ndaluara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"