ZYRTARE/ U shkarkua nga Monako për shkak të rezultateve të dobëta, Henri merr drejtimin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 15:06

ZYRTARE/ U shkarkua nga Monako për shkak të rezultateve të dobëta, Henri merr drejtimin e…

Tierri Henri është rikthyer përsëri në stolin e një skuadre, pasi u largua në janar të këtij viti nga Monako.tieri henri

Legjenda e Arsenalit mori drejtimin e klubit francez në tetor të vitit të kaluar, por aventura e tij aty nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi u shkarkua pas vetëm 3 muajve, për shkak të rezultateve të dobëta.

Tashmë francezi është rikthyer përsëri në drejtimin e një skuadre, teksa është emëruar në stolin e skuadrës nga MLS, Montreal Impakt.

42-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2022, ku shpreson ta udhëheqë këtë skuadër drejt sukseseve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"