ZYRTARE/ Struga nuk ndalet në merkato, prezanton një tjetër goditje “big”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2022 | 23:11

ZYRTARE/ Struga nuk ndalet në merkato, prezanton një tjetër goditje “big”

Skuadra shqiptare e Strugës, nuk ka të ndalur me afrimet në merkato, teksa së fundmi ka zyrtarizuar edhe ish-futbollistin e Kukësit dhe Dinamos në Superiores, Edis Maliqin. Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet faqes zyrtare, ka konfirmuar afrimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, i cili konsiderohet si goditje “big” në merkato, duke pasur parasysh eksperiencën e tij.

MALIQI

Struga është kandidatja kryesore këtë sezon në elitën e futbollit maqedonas për të fituar trofeun. Më herët struganët afruan në merkato Besart Ibraimi, Enis Gavazaj, etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"