ZYRTARE/ Rikthim surprizë te Shkupi, ja kë vendos në krye të pankinës klubi shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 14:04

ZYRTARE/ Rikthim surprizë te Shkupi, ja kë vendos në krye të pankinës klubi shqiptar

Shkupi ka zyrtarziuar në krye të pankinës së saj, trajnerin Goce Sedloski, i cili i shpalli kampion sezonin e kaluar në Maqedoninë e Veriut.

shkupi

Skuadra pësoi dy humbje radhazi në kampionat, duke e larguar me kreun dhe për këtë arsye, klubi ka vendosur që të rikthejë dhe njëherë në krye të detyrës së trajnerit Sedloskin, ndërsa ndihmës bëhet Arben Nuhiu. Për sa i përket pozicionit të kryetarit të klubit, kthehet Suat Alija.

DEKLARATA E KLUBIT:

Rikthehet Goce Sedlloski! ???
Të dashur tifozë ju njoftojmë që kryetrajneri i ri i FC SHKUPI do të jetë Goce Sedlloski ndërsa si ndihmës i parë i tij, legjenda e klubit Arben Nuhiu. Së bashku me ta në pozitën e kryetarit të klubit rikthehet dhe Suat Alija.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"