ZYRTARE/ Prej 5 vitesh pjesë e Teutës, klubi durrsak mbyll bashkëpunimin me mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 11:37

ZYRTARE/ Prej 5 vitesh pjesë e Teutës, klubi durrsak mbyll bashkëpunimin me mbrojtësin

Teuta ka ndërprerë kontratën me mbrojtësin Silvester Shkalla,  i cili tashmë është një futbollist i lirë.silvester shkalla

Pas pesë viteve si lojtar i Teutës, mbrojtësi ka mbyllur bashkëpunimin me durrsakët dhe tashmë është në kërkim të një skuadre të re. Shkalla këtë sezon nuk ka pasur minuta të shumta me ekipin dhe për këtë arsye është marrë vendimi për ndërprerjen e kontratës.

Zyrtarizimi është bërë vetë nga Teuta, teksa në një postim të tyre në faqen zyrtare, njoftojnë se Shkalla nuk është më një lojtar i “Djemve të Detit”, dhe i urojnë suksese në karrierën e tij.

Njoftimi i klubit:

Silvester Shkalla nuk do të jenë më pjesë e Teutës. Klubi I Futbollit Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Silveter Shkallen qendërmbrojtësi ka zgjidhur me konsenus kontrata me Teutën. KF Teuta falënderon lojtarin për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë.

SHKAL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"