ZYRTARE/ Partizani prezanton blerjen e radhës, mbrojtësi firmos për 2 vite e gjysmë me “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 14:30

ZYRTARE/ Partizani prezanton blerjen e radhës, mbrojtësi firmos për 2 vite e gjysmë me “demat”

Tashmë është zyrtare, Andi Hadroj është lojtari i ri i Partizanit. Mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur një kontratë me të kuqtë për 2 vite e gjysmë. Më parë Hadroj ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Laçit teksa së fundi ka mbajtur veshur fanellën e Bylisit. Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Partizanit me anë të një njoftimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, duke i uruar mirëseardhjen mbrojtësit.

ANDI HADROJ

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË PARTIZANIT –

“??????? ?

???? ?????? ????? ? ?????̈?

✍️FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Andi Hadroj. Mbrojtësi 22-vjeçar pas eksperiencave te Laçi dhe Bylis do të jetë pjesë e të kuqve në Superligë. Hadroj i cili ka nënshkruar me Partizanin një kontratë për dy vite e gjysëm është vënë menjëherë nën urdhrat e trainerit Dritan Mehmeti.

#MirësevjennëfamiljeneKuqeAndiHadroj?

#PërjetMeTyPartizan?”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"