Zyrtare / Nuredin Orelesi firmos me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 15:18

Zyrtare / Nuredin Orelesi firmos me Vllazninë

Pas rikthimit të mesfushorëve Edon Hasani dhe Gilman Lika, Vllaznia ka zyrtarizuar sot një tjetër futbollist cilësor. Bëhet fjalë për nigerianin Nuredin Orelesi.

Orelesi te Vllaznia

 

Ish-mesfushori i Skënderbeut dhe Dinamos ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për vitin e dytë. 28-vjeçari ishte futbollist i lirë, pas largimit nga skuadra korçare. Afrimi i tij te Vllaznia do ta konsolidojë plotësisht repartin e mesfushës.

Orelesi kontrata

Lajmi për arritjen e marrëveshjes është bërë publik edhe nga klubi kuqeblu, nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebookut”.

POSTIMI I KF VLLAZNIZË

“Pak minuta më parë drejtuesit e KF Vllaznisë kanë arritur marrëveshjen dhe më pas kanë firmosur kontratën me futbollistin Nuredin Orelesi. Vlerat e këtij futbollisti njihen nga të gjithë sportdashësit dhe natyrisht që ai do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë.

Kontrata me këtë lojtar është njëvjeçare me të drejtë rinovimi edhe për vitin e dytë. Ai do të jetë një element me shumë vlerë për skuadrën tonë në rolin e qendërmbrojtësit por edhe atë të mesfushorit. Mirëserdhe në gjirin tone Nuredin Orelesi”, shkruan klubi.

Orelesi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"